

Athinë, 30 prill 2012, NOA – Autoritetet greke kanë lënë në burg një 22-vjeçare nga Rusia, e cila ushtronte prostitucion të paligjshëm duke qenë njëherësh edhe bartëse e virusit HIV AIDS, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Tatjana Bukhtoyarova u arrestua nga policia mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi publike në qendër të Athinës.
Pas analizave mjekësore rezultoi se 22-vjeçarja ishte bartëse e virusit HIV AIDS, e megjithatë kjo nuk e kishte penguar të prostituonte, madje të infektonte klientët e saj. Bukhtoyarova deklaroi para trupit gjykues se nuk ishte në dijeni të faktit se ishte bartëse e HIV AIDS.
Mbi 22-vjeçaren rëndon akuza e dëmtimit të qëllimshëm të personit, shkelje të rregullave të prostituimit si dhe disa akuza të tjera.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave, që mund të jenë prekur nga HIV AIDS pas marrëdhënieve që kanë patur 22-vjeçaren ruse.
Policia greke arrestoi po ashtu një 49-vjeçar, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe vepra të tjera penale.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





