

Shkup, 30 prill 2012, NOA – Një kompani serbe pritet të marrë nën kontroll dhe të menaxhojë Kombinatin e Duhanit në Kumanovë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat maqedonase.
Sipas tyre, kjo pritet të ndodhë, pasi Gjykata Themelore në Kumanovë ka marrë pjesën më të madhe të aksioneve të bordit që ishin në pronësi të Bajrush Sejdiut, biznesmenit nga Kumanova, i cili gjendet ende në paraburgim.
Aksionet dominuese që ishin në pronësi të pronarit të klubit të futbollit “Milano” nga Kumanova janë kthyer në llogarinë e shtetit.
Menjëherë pas këtij vendimi, bëhet e ditur se disa kompani kanë shfaqur interes për të marrë fabrikën dhe për të ristartuar kapacitetet e saj prodhuese.
Një nga kompanitë është edhe kompania beogradase e duhanit “Shtajnberg”, e cila synon të marrë nën kontroll pakon e aksioneve, që do të menaxhojë edhe bordin drejtues.
INA/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





