Transmetuar më 30-04-2012, 09:45

Ermali, Erioni, Graciano, Françeska, Genta dhe Arbri qëndrojnë afër oxhakut dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për orët e gjumit dhe lodhjen që po ndiejnë. Ata tregojnë histori me njëri-tjetrin e qëndrojnë atje për disa minuta. Ndërsa në dhomën e gjumit ndodhet Liami dhe Gerta, të cilët komentojnë sjelljen e Arbrit. Gerta mendon se Arbri është duke i provokuar nëse ata mund të duan që ta bëjnë pjesë të grupit të tyre, ndërsa Liami mendon se ai nuk se pse t’i provokojë në këtë mënyrë.

Më pas banorët diskutojnë me njëri-tjetrin për të njohurit që kanë jashtë, ku Françeska dhe Graciano gjejnë të njohur të përbashkët dhe fillojnë t’i komentojnë. Graciano tregon për kompeticionet ku ka marrë pjesë.

Ndërsa më vonë, Gerta ia kujton Arbrit debatin që ka bërë me Gertën, duke i thënë: “Sot Gerta tetë me dy ta bëri, të nervozi e të nxori nga vetja”. Ndërsa Arbri nuk kërkon që ta komentojë dhe largohet prej tyre. Gerta e vlerëson Liamin për idenë që pati për atë veprimin me zarat kundrejt Ermalit dhe Gentës. Liami thotë se i ka bërë çudi që nuk e ka komentuar Ermali, por Gerta mendon se ai ka një lloj simpatie për Liamin dhe mendo se ka vendosur që të përballet në fund me të. “Ndërsa me mua po ndodh ndryshe. E nxiti Françeskën që të debatonte me mua, por kur e pa që ajo nxehej, e mori sërish vetë në dorë situatën”, shprehet Gerta për Ermalin. Ajo mendon se nëse duhet të qëndrojë njëri nga dy banorët e çiftit Ermal-Françeska, atëherë ia vlen që të rrijë Françeska, sepse Ermali as nuk debaton dot, ngaqë nervozohet shpejt dhe kalon në vulgaritet. “Kur debaton ai duket sikur po zihet me grushte”, shprehet Gerta. Kështu, komentet prej tyre, vazhdojnë për disa minuta.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit