

Kaliforni, 30 Prill 2012, NOA – Për momentin është bërë vetëm një njoftim paraprak i videos zyrtare që do të publikohet muajin e ardhshëm, por sërish Rihanna ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Në rrjetin e internetit është publikuar teaser-i i “Princess of China” kënga e re e Codlplay në duet me Rihanna, i cili është marrë nga albumi “Mylo Xyloto”, raporton noa.al.
Për momentin në sekuenca, është shfaqur vetëm këngëtarja e veshur si një geisha me një fustan të gjatë të zi dhe lëkure me shpatulla të zbuluara dhe thonj të gjatë të artë.
Një tualet i rëndë dhe vështrim nga telekamera, janë dy karakteristikat e tjera që përshkruajnë imazhin e këngëtares, e cila në të njëjtën kohë është dhe seksuale dhe misterioze. Në videon që shikoni më poshtë vihet re dhe një ndryshim veshjeje, ku Rihanna në këtë pjesë performon me lëvizje tradicionale japoneze. r.b/noa.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





