



Ndërsa janë përgatitjet e fundit për prezantimin e partisë së re të kampit të djathtë, në selinë kësaj partie tashmë është instaluar edhe logoja e saj. Emri i shkruar me ngjyrë blu mbulon murin e selisë së partisë, dhe në krye të saj ka një syth që sipas organziatorëve është menduar si simbol i Frymës së Re, raporton Ora News.
Sythi i cili ka tre ngjyra të verdhën si simbol i së djathtës, ngjyra blu dhe të kaltër si simbol i Bashkimit Europian. Çka sipas grupit nismëtar të “Frymës së Re Demokratike” do të përkthehet si një forcë politike e djathtë që do ti shërbejë integrimit të vendit.
Ndërsa 20 vite më parë kanë qenë në grupin e themeluesve të Partisë Demokratike , shumë prej këtyre personaliteteve sot kërkojnë një tjetër frymë brenda së djathtës. Pasi e kanë bërë të ditur paraprikisht emrin e partisë, pjesë e struktuarve drejtuese të “Frymës së Re Demokratike”, do të jenë disa nga emrat e spikatur të lëvizjes së dhjetorit 90 , si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Eduart Selami etj.
Sipas një programi paraprak të prezantimit të kësaj partie është parashikuar që në fillim do të prezantohet nga kreu i grupit nismëtar Gazmend Oketa programi dhe prioritetet e funksionimit të partisë, moment ky që do të ndiqet nga mbështesë të shumtë të kësaj partie të cilët pritet të mbidhen para selisë e cila ndodhet përballë selisë së Partisë Demokratike.
Prezantimi i “Frymës së Re Demokratike” do të bëhet këtë të hënë në orën 12:00. Ndërkaq strukturat drejtuese parashikojnë që kongresi i partisë të mblidhet në vjeshtën e këtij viti, kohë kjo që lidhet edhe me mbylljen e mandatit presidencial të Bamir Topit. Po ashtu mësohet se kreu i kësaj force politike do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





