Transmetuar më 29-04-2012, 20:07

Mjekët në Pakistan, janë duke luftuar që të mbajnë në jetë një fëmijë i cili erdhi në këtë botë me gjashtë këmbë, sikundër shihni edhe fotot që shoqërojnë këtë raport.

Fëmija pakistanez, sipas mjekëve i përket një prej lindjeve më të rralla që mund të ndodhë një në një milion fëmijë, citon noa.al.

Është një simptomë e rrallë kjo dhe në spitalin e fëmijëve në Sokur, 450 kilometra larg Karaçit, mjekët u shprehën se përpjekjet janë bërë maksimale për shpëtimin e të voglit.

Prindërit e vogëlushit nuk kanë mundësi financiare për ndërhyje kurse thanë se gjithçka mbetet në vullnetin e Zotit. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit