Transmetuar më 29-04-2012, 17:00

Prishtinë, 29 prill 2012, NOA Update – Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka deklaroi në konferencën e tretë për mediat se deri në orën 15:30, në procesin zgjedhor për kryetarin e komunës Ferizaj kanë votuar 19.54 e zgjedhësve, apo 18655 votues, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Zonja Daka duke iu referuar parregullsive të hasura në disa qendra votimi, i cilësoi ato si parregullsi teknike, të cilat sipas saj nuk kanë cenuar procesin zgjedhor, i cili vijon normalisht.

Kryetarja e KQZ-së tha se nuk është raportuar asnjë incident, i cili do ta dëmtonte imazhin e këtij procesi zgjedhor.

Sipas saj projekti pilot “K-vote”, që po përdoret për këtë proces zgjedhor, ka funksionuar mirë dhe sipas këtij projekti, deri në orën 15.00, kanë votuar 18.54% ose, 17700 votues.

Procesi zgjedhor në Ferizaj nisi sipas ligjit në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit