Transmetuar më 29-04-2012, 13:02

Selanik, 29 prill 2012, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së bashku me drejtues të forcës politike që ai drejton u ndalën në Selanik në kuadër të riorganizimit ku u zhvillua Konferenca Zgjedhore e LSI-së.

Kjo konferencë u çel nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut Jani Butari, i cili e vlerësoi liderin e LSI-së  Meta për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në jemi vëllezër, ndaj së bashku, falë dhe kontributit që ju keni dhënë dhe vazhdoni të jepni Greqia do të kaloj këtë krizë ekonomike”, u shpreh Butari.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë emigrantët në procesin e integrimit të vendit, Meta u shpreh se, “LSI vlerëson si tepër të rëndësishme rolin e shtetasve e bashkëkombasve kudo ku ata jetojnë. Ndaj LSI-ja, synon përkujdesje të veçantë ndaj emigrantëve shqiptar, që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare ku ata banojnë dhe punojnë”.

Siç raporton noa.al, Meta u ndal edhe në reformën zgjedhore, dukë theksuar se është e nevojshme që ky proces të mbyllet sa më shpejt ku të ketë si qëllim kryesor barazinë e votës për qytetarët shqiptar dhe garantimin e ushtrimit të kësaj të drejtë kushtetuese për emigrantët që ata të votojnë, kudo ku ata ndodhen.

Meta ka apeluar për të përshpejtuar përmbushjen e të gjithë prioriteteve integruese të BE-së nga ana e politikës shqiptare që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit Kandidat për në BE.

“Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e vendit Kandidat, natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen", iu përgjigj Meta interesit të komunitetit që jeton dhe banon në Selanik.

Pas procesit të votimit të 650 delegatëve nga Greqia e Veriut, rezultoi fitues për Kreun e LSI-së Guri Peja dhe Arqile Llapa për Kryetar i Komitetit Drejtues.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit