
Të dhënat po ngarkohen...

Vlorë, 29 prill 2012, NOA- Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe u prangos në Vlorë.
32 vjeçari Dorjan Çela u vu në prangat e policisë së Vlorës pas një operacioni intensiv të nisur për kapen e tij, pasi Çela ishte shpallur në kërkim nga Interpol sepse në vitin 2010 Gjykata e Palermos në Itali kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge i kryer në bashkëpunim”.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
