Transmetuar më 29-04-2012, 16:09

Romë, 29 Prill 2012, NOA/Rid Bulku – Piaggio rikthehet në segmentin Gran Turismo me X10, një maksi-scooter i rehatshëm dhe me dizajn të rafinuar.

Aerodinamik, komod dhe i sigurt, janë këto disa prej karakteristikave kryesore të markës italiane që futet në një kategori tepër të kërkuar në treg.

Për sa i përket dizajnit mund të themi se linjat janë moderne dhe klasike në të njëjtën kohë duke e bërë X10 një maxi scooter tepër fleksibël nga ky aspekt.

I fuqishëm dhe tepër dinamik, që shfaq më së miri karakterin dhe stilin Piaggio.

Në aspektin motorik ai do të jetë i pranishëm në tre cilindrat të ndryshme: 125, 350 dhe 500 ç.

Versioni 125 ç është me një marsh prej katër kohësh, katër valvula, ftohës dhe likuid me injektim elektronik.

Më performant është versioni 350ç i cili arrin 33.3 kuaj fuqi dhe garanton një konsum tepër të mirë.

Ndërsa me siguri më i fuqishmi është ai prej 500ç: 41 kuaj fuqi, motor elastik dhe të një performance të lartë.

Për sa i përket çmimeve ato do të jenë 4.570 euro për 125 ç, 5.890 euro për 350ç dhe 7.700 euro për 500ç. r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit