Transmetuar më 29-04-2012, 11:51

Vlorë, 29 prill 2012, NOA- Dy të rinj nga Vlora, konkretisht Hasan Hasanaj, 32 vjeç dhe Viçens Breshanaj 29 vjeç janë arrestuar nga policia nën akuzën për tentativë vrasje.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Armen ka pasur një konflikt me armë zjarri, brenda një kohe rekord është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarje në vendin e quajtur “Kthesa e Xhyherinës”.

Pak para mesnate pas një grindje me motive të dobëta, dy shokët Hasanaj dhe Breshanaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri gjahu shtetasi me iniciale Q. C., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Opel  me të cilin po largoheshin këta shtetas është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu tip karabinë si dhe dy fishekë.

Ndaj të ndaluarve nisi hetimi për veprën penale, “Vrasje me dashje”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit