Transmetuar më 29-04-2012, 08:44

Londër, 29 prill 2012, NOA- Miliarderët e Britanisë së Madhe nuk e vuajnë krizën, pasi janë gjithnjë e më të pasur.

Siç informon noa.al, klasifikimi i “Sunday Times” ku renditen 1000 më të pasurit britanikë, regjistrohet me një rritje të pasurisë prej 5% vetëm për vitin e fundit ose 414 miliardë sterlina, thënë ndryshe 508 miliardë euro, e konsideruar si shuma më e lartë e 24 viteve të fundit.

Në tre vendet e para mes të pasurve të lindur jashtë janë indiani Lakshmi Mittal, ai nga uzbekistani Alisher Usmanov, pronar i klubit të futbollit Arsenal dhe rusi Roman Abramovich, pronar i Chelsea.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit