Transmetuar më 28-04-2012, 20:31

Çdo ditë, 3 fëmijë niseshin me makinë nga shtëpia, ndërsa nëna e tyre e ndalonte atë në mes të rrugës dhe merrte metronë për të ikur në punë.

Makina i mbetej djalit më të madh, 15 vjeç, i cili e ngiste atë duke çuar në shkollë dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe më pas, e parkonte në shtëpi.

Ngjarja aspak e zakontë, duket se ka rënë në sy të policëve rrugorë në qytetin San Lorenzo të Italisë, të cilët i kanë ndaluar tre të miturit dhe më pas, e kanë denoncuar nënën e tyre për këtë akt, që sipas tyre, është totalisht i pakujdesshëm sepse ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Për më tepër, makina nuk kishte as sigurim dhe kjo duket se e ka rënduar akoma edhe më shumë situatën në të cilën gjendet nëna e tre fëmijëve të mitur, që sakrifikonte edhe jetën e tyre vetëm për të shkuar në punë.

Policët pohojnë se këtu kemi të bëjmë në fakt edhe me një mashtrim, pasi zonja në fjalë, për të shmangur pagimin e parkingut gjatë gjithë ditës, sërish rrezikonte jetën e fëmijëve të saj.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit