
Të dhënat po ngarkohen...

Iraklio Kretë/NOA.al – Një djalë tetë vjeçar sorollatet gjithë ditën rrugëve duke u kërkuar lëmoshë njerëzve, i detyruar nga nëna e tij, një emigrante shqiptare.
Policia lokale në Iraklio (Kretë), tha sot se ka arrestuar 30-vjeçaren shqiptare ndërsa ka dërguar në përkujdesje sociale djalin e saj të mitur.
Fëmija u gjet në qendër të qytetit Iraklio dhe u shoqërua në polici, raporton noa.al. Më tej pasi u mor dëshmia e tij, u krye arrestimi i të ëmës.
Pas arrestimit, nëna 30 vjeçe ka thënë se ishin vështirësitë ekonomike që e nxisnin të detyronte të birin për të lypur rrugëve të Iraklios. n.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
