
Të dhënat po ngarkohen...

Pogradec, 28 prill 2012, NOA – Një person është gjetur i mbytur mesditën e sotme në një lumë në zonën e Mokrës, në Pogradec. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët e rastit. Pas njoftimit të policisë kanë nisur dhe hetimet për identifikimin e personit dhe shkaqet që kanë sjellë humbjen e jetës.
Pas verifikimeve të para nga policia, mësohet se viktima është Isuf Starova, 60 vjeç. Policia po heton për shkaqet e mbytjes. Nuk dihen rrethanat që kanë sjellë mbytjen e 60-vjeçarit.
Pas autopsisë pritet të zbardhen dhe detajet në lidhje me ngjarjen.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
