

Meksikë, 27 prill 2012, NOA- Një grua meksikane pret 9 fëmijë, 6 vajza dhe tre djem.
Gruaja Karla Vanessa Perez, jeton në Coahuila i cili ndodhet në kufi me Teksasin dhe për këtë shtatzëni të veçantë po kurohet në spitalin e kryeqytetit të këtij shteti, Saltillo.
Siç raporton noa.al, mësohet se për të pasur këtë shtatzëni gruaja ju nënshtrua disa kurave për pjellorinë.
Agjencia e lajmeve Notimex, bëri të ditur se data e lindjes është parashikuar për në 20 maj.
“Është ende herët për të menduar se si do i quaj fëmijët, para së gjithash shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh nëna e tyre.
Nëse shtatzënia shkon mirë, lindja e 9 fëmijëve do shënonte një rekord të ri.
Në vitin 2009 një grua bëri që e gjithë bota të flsë për të duke sjellë në jetë 8 fëmijë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





