

Tiranë, 27 prill 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Bathore në periferi të Tiranës ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Siç raporton noa.al, nga të dhënat paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie ndërsa viktima thuhet se është identifikuar si Shpëtim Bugaçi.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka pasur si shkak motive pronësie mes dy familjeve, ndërsa të plagosur kanë ngelur dy familjarë të identifikuar si Selvije dhe Nazmi Islamaj të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar dy armë zjarri.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





