



Prishtinë, 27 prill 2012, NOA- Ditën e sotme është shënuar dita kombëtare për Personat e Pagjetur.
Siç raporton noa.al, nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) dhe aktivistët e Nisma Ime shënuan sot Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në Kosovë. Simbolika e aksionit të sotëm, i cili u karakterizua me vendosjen e 1781 varësve të rrobave në të cilat ishin të vendosura pikëpyetje, ishte fati i lënë pas dore i një numri kaq të madh të njerëzve edhe 13 vjet pas luftës.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë kërkuan nga institucionet përkatëse marrje të përgjegjësisë dhe përkushtim të tyre në zbardhjen e fatit e personave të pagjetur, vendosjen e drejtësisë dhe kthimin e dinjitetit të familjeve të viktimave.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





