

Poloni, 27 prill 2012, NOA- Kina dhe Shqipëria do të shtojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe atë të arsimit. Deklarata është bërë nga Kryeministri kinez Wen Jiabao gjatë takimit të zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto në Varshavë të Polonisë. Kryeministri kinez u shpreh se është parësore që bashkëpunimi ekonomik të zhvillohet më tej në fusha të tilla si: infrastruktura, hidrocentralet, portet, apo zonat industriale.
Në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ai tha se vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për përhapjen e kulturës dhe gjuhës kineze dhe hapjen e shkollës së Konfucit në Shqipëri. “Po ashtu, ne po punojmë që të rritet edhe numri studentëve shqiptarë që të studiojnë në Kinë, apo kinezëve që të vijnë në Shqipëri. Ritja e kontakteve dhe shkëmbimeve njerëzore, do të jetë një shtysë edhe për rritjen e turistëve kinezë, që do të vizitojnë Shqipërinë”, mësohet të ketë thënë kryeministri kinez. Në takim, ndër fushat e bashkëpunimit u identifikuan: infrastruktura, energjia, turizmi, arsimi etj.
Takimi u zhvillua gjatë punimeve të forumit ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, që mbajt në Varshavë. Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë në nivel shumë të mirë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Haxhinasto nënvizoi se duhet të gjenden rrugët se si projektet e sotme, të kthehen në realitet në një kohë sa me të shkurtër. “Tashmë, -tha Haxhinasto, – ka mjaft kompani kineze që janë të interesuara për tregun shqiptar, por kërkojmë që interesi dhe investimet kineze të rriten më
Gjithashtu, tha z. Haxhinasto shtoi se është shumë e rëndësishme që të rriten shkëmbimet njerëzore, duke patur parasysh se ato tashmë kanë një traditë të krijuar në kohë. Në këtë aspekt do të ndihmojë edhe hartimi i platformave konkrete për bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke veçuar shkëmbimet studentore, institucionet për mësimin e gjuhës kineze, etj.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





