Transmetuar më 27-04-2012, 11:05

Leskovik, 27 prill 2012, NOA – Sekretari i Këshillit Bashkiak Leskovik është rrahur nga ditën e djeshme nga një person që nuk pranonte vazhdimi e punimeve nga bashkia në afërsi të banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe autori i saj është Polikron Nikollaq Nace, 58 vjeç, banues në Leskovik – Kolonjë.

Naçe ka e ka qëlluar më lopatë në kokë përfaqësuesin e Këshillit Bashkiak, kur ky i fundit i ka kërkuar që të mos ndaloj punonjësit e bashkisë që punonin në afërsi të banesës së tij. Sekretari ka marrë mjekimin në spital ndërkohë që është bërë arrestimi i 58-vjeçarit. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit