Transmetuar më 27-04-2012, 08:20

Banorët në dhomën e gjumit diskutojnë me njëri-tjetrin për filmat që kanë parë dhe tregojnë subjektet e historisë së tyre, ndërsa Gerta e Liami marrin shkas nga muzika në sfond e fillojnë të diskutojnë për muzikën.

Tani e Arbri shkojnë te kolltuku afër oxhakut dhe Gerta bashkë me ta e fillojnë të tregojnë barsoleta e të qeshin me njëri-tjetrin.

Dritani dhe Liami shkojnë te sauna dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Tani i tregon një bisedë që ka bërë me Gracianon, ku ky i fundit i ka kujtuar që Tani nuk do ta nominojë, pasi këtë gjë ia ka thënë në momentin që ishin miq me njëri-tjetrin. Ata komentojnë sjelljen e Graciano, duke thënë se po bëhet i mërzitshëm dhe ka mundësi që këtë impakt të ketë përcjellë edhe tek publiku.

Më pas ata flasin për Ermalin, duke thënë se po bëhet monoton, pasi ka javë që përsërit vetveten deh kalon kohën më të madhe vetëm me Françeskën. Tani tregon për një bisedë që ka bërë me Françeskën. Ai i ka thënë Françeskës së është shumë aktive në shtëpi, ndërsa Genta duket sikur është me pushime. Por thotë se ia ka thënë këtë vetëm për t’ia bërë qejfin. Ai qesh me atë që i ka thënë, ndërsa Liami rifillon të flasë për Ermalin, duke thënë se nuk e ka par në asnjë moment që të bëhet protagonist.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit