

Tonara, 26 prill 2012, NOA- Dy muaj më përpara ndoqi kortezhin mortor nga kisha deri në varreza ku nga ai moment shkon çdo ditë për të përshëndetur të zotin e tij.
Është kjo historia një qenushi në Tonara të Sardenjas i cili njihet si “I paemërti” sepse nuk dihet se cilin emër i kishte vendosur i zoti.
Rasti në fjalë u bë subjekt për një film duke u bazuar në besnikërinë e qenit Hachiko do të jetë protagonist në filmin ku tregohet historia e qenit i cili për 10 vite vizitonte rregullisht varrin e të zotit.
Siç raporton “L’Unione Sarda, qeni i paemërt po komentohet gjatë në vendin e vogël ku ka ndodhur ngjarja, pasi thuhet se as vdekja nuk e shkëputi lidhjen mes qenit dhe të zotit, ashtu si ndodhi me qenushin pas vdekjes së pronarit në moshën 60 vjeçare.
Qentë e tjerë që mbante pensionisti u adoptuan por “I paemërti” vendosi të qëndrojë i vetëm për të ruajtur varrin e të zotit.
Një roje e betuar, qeni zgjodhi të jetojë aty pranë dhe e gjeti rrugën fillimisht duke ndjekur një fqinje të pensionistit e cila shkonte në varrezat e të afërmve të saj për të çuar lule. Sakaq pas devotshmërisë së qenushit banorët e zonës e ushqyen vazhdimisht qenin i cili nuk iu nda as pas vdekjes të zotit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





