

Eshtë Qershia. Fryti i cilësuar si “armiku” kryesor i pagjumësisë. Ndoshta ju nuk e keni vënë re një efekt të tillë të saj, por Universiteti i Nju Kastëllit në Mbretërinë e Bashkuar, e ka pohuar zyrtarisht atë.
Sipas sondazheve që kanë realizuar ekspertët e tij, lëngu i qershisë mund të jetë një antidoti fuqishëm për pagjumësinë. Duke e shpjeguar këtë me rritjen e nivelit e të melatonit në trup, hormonit që rregullon gjumin si të tillë.
Ekspertët kanë arritur deri aty sa edhe të llogarisin saktësisht se ju do të flinit edhe rreth 40 minuta gjumë më shumë për një natë, nëse ju pini dy gota me lëng qershie gjatë ditës.
Nga ana tjetër, qershitë e freskëta janë të rekomanduara edhe për të lehtësuar fryrjet e barkut. Ndërsa tuli i tyre, përbën një ilaç të vërtetë për ringjalljen e lëkurës ….
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





