







Los Angelos, 26 prill 2012, NOA- Revista “People” e ka cilësuar Beyonce si gruan më të bukur në botë për vitin 2012.
Një vit i artë ky për këngëtaren fituese e 16 çmimeve Grammy Award, si dhe e një trofeu tjetër ai i të bërit nënë me të voglën Blue Ivy, tashmë cilësohet edhe më e bukura e botës krahasuar me Sofia Vergara dhe Charlize Theron.
Në radhë pas saj u renditën emrat e Sofia Vergara, Charlize Theron, Lily Colins dhe Madeleine Stowe, Christina Hendricks, Michelle Williams, Paula Patton, Miranda Lambert dhe princesha Kate Middleton, raporton noa.al.
Sekreti i suksesit duket se është e vogla Blue Ivy.
Në muajin janar ajo dhe bashkëshorti i saj Jay-Z u bënë prindër të vogëlushes, por duket se shtatzënia i solli tepër fat dhe sukses Beyonce.
“Ndihem më e bukur se kurrë sepse kam sjellë në jetë një krijesë. Nuk jam ndier kurrë kaq e plotësuar. Gjëja më e bukur e të pasurit fëmijë është të kesh një lidhje të vërtetë, fjala dashuri tani merr kuptim vërtetë”, u shpreh Beyonce për “People”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





