Transmetuar më 26-04-2012, 16:14

Kavajë, 26 prill 2012, NOA- 40 vjeçari Ermir Caca nga Synej i Kavajës është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 8 vite më parë drejtësia italiane e kishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se Caca ishte dënuar nga Gjykata e Tranit në Itali me urdhër arresti të vitit 2004 për shkelje të ligjit për drogat, e cila e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit