Transmetuar më 26-04-2012, 08:44

Ukrainë, 26 prill 2012, NOA – Ukraina shënon sot përvjetorin e 26-të të katastrofës bërthamore të Çernobilit. Aksidenti i 26 prillit, 1986, në njërin nga reaktorët e uzinës Çernobil, shkaktoi rrezatim tejet të lartë, që u përhap në të gjitha pjesët e Ukrainës, Bjellorusisë dhe në Evropë. Miliona njerëz thuhet se janë helmuar dhe se vuajnë edhe sot pasojat.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë pastrimit të katastrofës. Banorët e qytetit Sllavutiç u mblodhën të mërkurën mbrëma në sheshin kryesor për të kujtuar viktimat.

Reaktori i fundit i këtij centrali është mbyllur në vitin 2000. Por, megjithatë, çmontimi i uzinës pritet të marrë dekada. Çernobili njihet si katastrofa më e rëndë bërthamore në Evropë.

noa.al/rfe

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit