
Gerta dhe Arbër janë shtrirë në dhomën e gjumit edhe pse është herët për të fjetur. Gjatë kësaj kohe Arbër bën shaka dhe e ngacmon Gertën si zakonisht. Më pas aty vjen edhe Liami. Gerta ulet pranë djemve dhe fillon t’u tregojë se asaj i mungojnë cigare dhe dyshon se dikush nga banorët i ka marrë një sasi të konsiderueshme cigaresh. Ajo ua shpreh këtë shqetësim Liamit dhe Arbrit, por thotë se ende nuk do të flasë për këtë problem.
Arbër fillon ta puthë e ta përqafojë dhe Gerta i thotë që të mos i afrohet shumë pasi banorët e tjerë kanë filluar që të dyshojnë për marrëdhënien e tyre. ajo u rrëfen se Dritani i kishte thënë në mëngjes se i ishte dukur në një moment se ajo dhe Arbër po putheshin. Arbër qesh dhe i thotë “vërtetë të tha kështu?” dhe Geri e shpjegon me detaje atë që i pati thënë Dritani.
Gjatë kohës që Gerta bisedon me dy djemtë, vë re që Graciano e sheh nëpërmjet xhamit dhe thotë “shife Gracianon, ka zgjatur veshët”. Dhe kështu ajo komenton edhe një herë sjelljen e Gracianos dhe ato që Graciano i ka thënë asaj më parë. Graciano nga ana tjetër ndodhet në oborr me Gentën dhe bëjnë planë që të flenë jashtë sepse më në fund koha është përmirësuar dhe reshjet janë ndalur, por ende është ftohtë dhe ata mendojnë që ta bëjnë një gjë të tillë më vonë. Teksa shohin, Gentën dhe Gracianon, Liami, Gerta dhe Arbër komentojnë ata të dy dhe më pas flasin për Olën e cila sipas tyre po fle me Gracianon edhe pse ata të dy thjesht kanë kevatët pranë njëri-tjetrit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





