






FOTOT UPDATE
Uashington, 25 prill 2012, NOA- I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare Kryeministri Sali Berisha nisi pak më parë një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat pak para takimit zonja Clinton u shpreh se, “Kryeministri Berisha dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si në Afganistan edhe më gjerë, kemi marrëdhënie të thella të cilat i vlerësojmë dhe në vijim të takimit do diskutojmë mbi një sërë çështjesh bilaterale”.
Siç raporton noa.al, nga ana e tij Kryeministri Berisha u shpreh entuziast për takimin me Sekretaren Clinton të cilën e cilësoi si një mike të madhe të Shqipërisë, ndërsa shtoi se një nga qëllimet e këtij takimi është që ta bindë që të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri Berisha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol kyç në historinë e vendit tonë, ku theksoi se do diskutohet për një sërë çështjesh të interesit të përbashkët.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





