Transmetuar më 25-04-2012, 20:15

Berlin, 25 prill 2012, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Gjermani mori pjesë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore në Berlin.

Siç raporton noa.al, konferenca u fokusua në sigurinë e burimeve natyrore për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian, me theks të veçantë në vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, për forcimin e partneriteteve me vende në zhvillim që ofrojnë burime natyrore dhe lëndë të para.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e cila u përqendrua në hapjen e tregut gjerman për vendet me burime natyrore me qëllim ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të siguruar rritjen ekonomike për të dy palët.

Merkel përshëndeti Iniciativën e Bashkimit Europian për Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania është e interesuar që BE të funksionoje si një bllok i bashkuar për të operuar me efikasitet në një situatë të re konkurrueshmërie në botë.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta merr pjesë si i ftuar i veçantë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore te organizuar ne Bundestag, Parlamentin Gjerman, në vijim pritet që zoti Meta të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit