Transmetuar më 25-04-2012, 18:36

Këngëtarja Selena Gomez dhe i dashuri i saj Justin Bieber, kanë shikuar një ndeshje basketbolli, gjatë së cilës ata u puthën. Puthjen e kanë "kapur" disa fotografë, dhe shumë shpejt foto ka rrjedhur në internet. Në vend se kjo të ishte një puthje normale, Selena tha se ajo kurrë nuk ka qenë kaq e përulur në jetën e saj.

Aktorja dhe njëkohësisht këngëtarja, e ka shikuar ndeshjen e L.A. Lakers me Justinin, dhe fotografët paparaci i kanë kapur ata duke u puthur.

“Kjo ishte aq përulëse. Ndoshta një nga momentet më të këqija. Ata xhiruan të gjithë çiftet në audiencë, të moshuar, dhe pastaj na xhiruan edhe neve ndërsa ne ishim duke u puthur në atë moment. Ishte me të vërtetë e pakëndshme,”tha Selena për radion "Kiss".

Edhe pse janë së bashku tashmë një kohë të gjatë, Selena dhe Bieber rrallë ndajnë intimitetin në publik, sepse Selena beson se kjo është e panevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit