

Juventus e ndau mendjen dhe ka zgjedhur Robin Van Persie. Sulmuesi holandez është objektivi i parë i klubit bardhë e zi për sezonin e ardhshëm që do ta shohë “Zonjën e Vjetër” në Ligën e Kampionëve.
Sipas sitit të së përditshmes angleze “Daily Mirror”, agjenti i bomberit të “Gunners” ka folur me drejtuesit bardhë e zinj dhe në veçanti me Fabio Paratici.
Për Van Persie Juventus është e gatshme të ofrojë 25 milionë sterlina (rreth 30,5 milionë euro) në drejtim të Arsenalit për një lojtar kontrata e të cilin skadon në verë të 2013.
Wenger së bashku me klubin, sipas shtypit anglez, do të bëjnë gjithçka që lojtari të mos largohet.
Megjithatë për lojtarin janë dhe shumë ekipe të tjera që kërkojnë ta kenë në skuadër si Real Madrid, Barcellona, Milan, Psg dhe Manchester City.
Për 28 vjeçarin Juventus është e gatshme t’i ofrojë një kontratë prej 6 milionë eurosh në sezon për katër vite. r.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





