


Të paktën një në katër vetë, qoftë djem apo vajza, mbajnë foto erotike të tyre në celular. Ky është rezultat i një studimi të gjerë që është bërë në zona të ndryshme urbane. Në Britaninë e Madhe, më shumë se çereku i anglezëve kanë një fotografi erotike të tyren apo të partnerit gjatë aktit seksual.
Një tjetër masë prej 38% shprehen se ende nuk e ka kryer diçka të tillë, por pranojnë se dëshirojnë ta provojnë një eksperiencë të tillë në të ardhmen.
Në 34% të rasteve, siç citon noa.al, personat që i kanë kryer këto fotografi i kanë ndarë dhe me miqtë e afërt.
Megjithatë privatësia është në rrezik dhe tek ata persona që janë më pak ekzibicionistë, duke parë se në 65% të rasteve nuk merret asnjë masë për të mbajtur private këtë fotografi, madje as PIN-i (fjalëkalimi) i celularit, ku në këtë mënyrë çdokush që mund ta marrë në dorë celularin mund të shohë fotot.
Sakaq, 12% e personave pranon aktin se kanë ruajtur fotografitë erotike dhe të kryera me ish-partneret, ku diçka e tillë mund të konsiderohet si e rrezikshme, kjo duke pasur parasysh se një fakt i tillë mund të ta irritojë atë. r.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





