Transmetuar më 24-04-2012, 19:18

Një shtetas grek mbeti i vrarë pasi u qëllua me thikë për vdekje nga një emigrant shqiptar, pas një përplasjeje për arsye personale mes tyre, ku viktima e qëlloi pas shpine pasi u rrah nga i dyshuari, raporton noa.al

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Alonia Matarangas Etoloakarnania në Mesologji (Patra). Policia lokale tha sot se ka arrestuar 44 vjeçarin shqiptar që u provua se kishte vrarë shtetasin 49 vjeçar grek.

“Krimi u krye për larje hesapesh mes shqiptarit dhe shtetasit grek”, – konfirmoi zyrtarisht policia në një komunikatë mbi ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme.

Hetimi zbardhi se 44 vjeçari ka shkuar në banesën e grekut duke i shprehur zemërim pwr një përplasje që kishin pasur dhe e ka qëlluar atë me një shkop druri që kishte sjellë me vete. Ai e ka goditur në duar dhe këmbë dhe më pas është larguar duke i shkaktuar vetëm lëndime të lehta.

Por kur ka dalë nga banesa, nga pas i është kthyer greku i cili 100 metra larg nga banesa, me shkopin që hodhi emigranti shqiptar e ka qëlluar pas shpine në kokë. Në të tilla kushte ku u qëllua pabesisht, shqiptari nxori një thikë me të cilën e qëlloi në trup duke e lënë të vdekur.

Menjëherë më pas, 44 vjeçari ka hedhur thikën dhe është larguar nga vendngjarja. Policia tha se gjeti në vendin e krimit, një shkop si dhe një thikë. Kurse në një depo afër vendngjarjes ka gjetur një palë pantallona të shkurtra të gjakosura si dhe dokument identifikimi të shqiptarit.

I dyshuari u gjet dhe arrestua pa rezistencë, në një livadh afër vendit të vrasjes ku ishte i plagosur. Ai u dërgua në spital ku mjekohet në gjendje arresti.

Nga kontrollimi i të dhënave të të dyshuarit rezultoi se ai ishte i listuar si person i padëshiruar ne vendet e hapësirës Shengen. n.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit