Transmetuar më 24-04-2012, 18:05

Një studim i fundit italian, ka treguar se Prill-Maj, është periudha e vitit që na shëndosh më shumë. Madje edhe më shumë se ajo e Vitit të Ri, apo pushimet e verës.

Ndërsa shton se grup-mosha më e ekspozuar ndaj një dukurie të tillë është ajo mes 38-47 vjeç, pasi kanë gjasa që gjatë trokitjes së pranverës, ta teprojnë në tryezë me ushqimet. Teksa trupi i tyre është i prirur që të merret më pak me ndryshimet e metabolizmit.

Ndërkaq, ekspertët besojnë se 19% e ndikimit në një dukuri të tillë, ka të bëjë dhe me faktorët psikologjikë, siç janë ato të krijuara nga festat e Pashkëve.

Në të tilla kushte, ekspertët e studimit të lartpërmendur, pohojnë se plazhi që afron periudha oas muajve prill dhe maj, është një ndërmarrje absolutisht e saktë dhe e nevojshme.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit