Me shfaqjen "Përjashtime nga gravitacioni" në të cilën do të luajë Avner Ajzenber nga SHBA, sonte në Teatrin Popullor të Maqedonisë do të hapet Festivali i pestë internacional i pantomimës dhe teatrit fizik "Panfis 2012" i cili do të zgjasë deri 28 prill.
Drejtori i Festivalit, Trajçe Georgiev në konferencën për media tha se deri tani kanë arritur t’i kënaqin shijet e publikut më të gjerë e cila është interesuar për këtë zhanër të teatrit.
Në natën e dytë të Festivalit, në Skenën e vogël në Sallën universale, do të mbahet punëtori e Avner Ajzenber, ndërsa do të performojë edhe duoja e njohur teatrale nga Gjermania, Bodeker dhe Neander me shfaqjen "Dezha-Vu".
Më 26 prill në Sallën universale, në skenën teatrit "Patkoi" do të performojnë mysafirë nga Argjentina, gjegjësisht teatri Esobar-Lerçundi me shfaqjen "Mimikat në aksion".
Ditën në vijim në Skenën e vogël në Sallën universale do të promovohet DVD me performanca pantomime të bëra në TKM. Ditën e njëjtë teatri Esobar-Lerçundi do të performojë në Koçanë në suaza të manifestimit "Koçani qytetit i kulturës 2012".
Festivali "Panfis 2012" do të mbyllet me shfaqjen "Koleksionisti" i M Studio Movement Theatre nga Rumania, i cili do të performohet në skenën "Patkoi" në Sallën universale.
Për fituesin e çmimit për shfaqe më të mirë të festivalit të sivjetmë do të vendosin aktorja dhe regjisorja Xvezdana Angellovska (kryetarja e jurisë), aktori Darko Veliq dhe dramaturgu Darko Soasov (anëtarë).
Buxheti për Festivalin këtë vit është 350.000 denarë nga Ministria e Kulturës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd