

Videoja e re e Rita Orës "How We Do (Party) ka arritur në pese ditë të grumbulloj rreth 2 milion vizita, duke shënuar një tjetër sukses të këngëtares e cila tashmë po shfaqet kudo në median amerikane. Suksesin e saj tashmë po e mbështëtin dhe "kunatat" Kardashian, motrat e të dashurit të Ritës, Rob Kardashian.
Kim ka publikuar në rrjetin shoqëror Twitter videon e Orës shoqëruar me mesazhin "A e keni parë këtë video fiksim ??? "How We Do (Party)” nga e preferuara ime Rita Ora???"
Rob gjithashtu ka postuar videon së bashku me mesazhe dashurie pa fund…oh dashnia dashniaaaaaa mori ment e miaaaaa lol.
Ndërkohë këtë të mërkurë Rita Ora do të mbaj një koncert në Nju Jork, ndërsa në fundjavë në Los Anxhelos dhe Las Vegas.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





