



Vicenza, 24 prill 2012, NOA- Dëgjonte muzikë me kufje teksa kalonte rrugën dhe si rrjedhojë e pakujdesisë u përplas nga një makinë duke u hedhur tutje dhjetra metra.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, 26 vjeçarja Rezarta Çollaku ndodhet e shtruar në spitalin e Vicenza të Italisë në gjendje kritike për jetën, në reanimacion.
Rezarta me kombësi shqiptare u identifikua nga policia italiane pasi iu gjet në çantë pasaporta shqiptare.
Nga ana e policisë thuhet se shqiptarja nuk është në gjendje të tregojë ndodhinë, ndërsa dyshimi i parë duket se është dëgjimi i muzikës me kufje nga iPod ai që ka shkaktuar aksidentin dhe se zhurma e muzikës nuk e ka lejuar të dëgjojë makinën që vinte në drejtim të saj.
Lidhur me këtë ngjarje është dhënë vetëm dëshmia i shoferit një 50 vjeçar i cili udhëtonte me një Fiat Punto dhe që shprehet se e ka përplasur aksidentalisht, ndërsa rezultoi negativ edhe në testin e alkoolit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





