

Tiranë, 24 prill 2012, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers.
Gjatë takimit kreu i Qeverisë e uroi Lamers për organizimin në Shqipëri të konferencës “Smart Defence” si një ngjarje të rëndësishme në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli.
Nga ana e tij Lamers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer me qeverinë shqiptare, gjatë kësaj periudhe.
Siç raporton noa.al, në takim u rikonfirmua vullneti i dyanshëm për konsolidimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s si dhe u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan.
Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





