Transmetuar më 24-04-2012, 08:22

Tiranë, 24 prill, 2012 NOA-  Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para për disa nga gazetat kryesore në vend, për ditën e martë, 24  prill 2012.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Zhduken dy anije nga Pashalimani”.

Tituj të tjerë janë; “Kompensimi në natyrë, qeveria rrit çmimin e tokës shtetërore”.

“Do votojmë vetëm me karta dhe pasaporta biometrike”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Vendos qeveria, çmimi i pronave,  hiqet kompetenca Kuvendit”.

Tituj të tjerë janë; “Kadare: Pse duhet të hapen dosjet për shkrimtarët”.

“Takimi Berisha-Nano. Kryeministri në Grupin e PD: Nuk e mbështesim liderin historik të PS”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Rama, sherr me aleatët në tryezë për reformën”.

Tituj të tjerë janë; “Dikatori”i Fevziut takon Nanon dhe Berishën”.

“Nis puna për Tiranë-Elbasan, gati më 1 maj 2013”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Policia e Rinasit, organizatore trafiku”.

Tituj të tjerë janë; “Investigohet pasuria e 192 zyrtarëve”,

“Armando Kasa në prokurori, firmos aktakuzën”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Kompensimi, si do të llogaritet çmimi i pronave”.

Tituj të tjerë janë: “Kadare: Të hapen dosjet e fshehta për shkrimtarët, qeveritë i mbajnë nën urdhra”.

“Nano e Berisha, takim dhe nga një gotë shampanjë pas filmit për Enverin”.

Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Skandali me pronat, çmimi kalon me ligj te Saliu”.

Tituj të tjerë janë; “Reforma Zgjedhore, Rama: Ndryshim, përmirësim, korrektim, PS gati për kontribut”.

“Kreu i PS: Politikat e qeverisë për turizmin, qesharake”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar [email protected].

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit