Transmetuar më 24-04-2012, 04:06

Banorët ndodhen brenda, ndërsa Dritani del në oborr bashkë me Gertën dhe i kërkon asaj që të sqarohen. Të dy kanë pasur disa debate në lidhje me ato që ata kanë thënë për njëri-tjetrin. Si fillim Tani shkroi në një nga letrat ku ata luanin me dënime se Gerta është lodër e Liamit dhe Arbrit dhe kjo nuk i ka pëlqyer Gertës. Nga ana tjetër Gerta në debat e sipër i ka thënë që të mos merret me të sepse ajo e ka njohur që jashtë dhe mund të flasë për gjëra jo-të mira të jetës së tij dhe kjo ka bërë që Tani ta komentojë këtë shprehje me banorët e tjerë.

Një tjetër shprehje e thënë nga Dritani ka qenë “kukull e vogël” kundrejt Gertës. Dritani i kërkon Gentës që t’i shpjegojë se përse ajo i tha se do të flasë për jetën e tij jashtë, ndërsa Gerta i kërkon atij që t’i shpjegojë se përse ai tha “kukull e bukur”. Gerta i thotë Tanit se ajo përmendi atë si person duke thënë se e njeh nga jeta jashtë dhe ai mund të thotë të njëjtën gjë për Gertën. “Loz keq, edhe jashtë je acarues” i thotë Gerta Dritanit.

“Çfarë doje të thoje me kukull e vogël?” i thotë se një shprehje të tillë ia ka thënë më parë Ermali i cili e ka shpjeguar duke i thënë se ai e ka quajtur kukull në një moment kur Liam dhe Arbër po luanin me të dhe dukej sikur po luanin me një kukull dhe jo me një njeri. Dritani i thotë Gertës se ai e tha kot atë shprehje dhe Gerta i thotë se duke u nisur nga ato që kanë ndodhur më parë Dritani është njeri i lëkundur, pasi për të njëjtën gjë jep versione të ndryshme shpjegimi.

Gerta i thotë Tanit se ashti siç e ka thënë edhe më herët nuk e priste që ai të reagonte me një sjellje të tillë ndaj saj dhe me këtë ajo ka kuptuar se ai është po njëlloj si jashtë shtëpisë. Gerta e akuzon se ai po bëhet transportues duke i marrë informacionet nga njëri e duke ia thënë tjetrit, por Dritani nuk e pranon një gjë të tillë. Dritani i kërkon që ajo të mos i përmend më jetën e tij jashtë sepse ai nuk ka asgjë të keqe në jetën e tij. Kështu për një kohë të gjatë ata mundohen që të sqarojnë keqkuptimet e tyre dhe më pas futen në shtëpi ku ndodhen edhe banorët e tjerë.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit