Transmetuar më 24-04-2012, 02:11

Fundjava qe lame pas ka marre te gjithe vemendjen e mediave europiane, aq me teper kur flitet per muziken e çdo shteti qe garon ne festivalin me te madh te muzikes se kontinentit, siç është Festivali Europian, apo Eurovision Song Contest. Nga Ermal Peçi

Te gjithe flasin per azerabaxhanin, vendin ku do te organizohen tre netet e medha, por kesaj here spektali erdhi ne Amsterdam. I konsideruar si eventi me i rëndësishëm pas neteve te medha te festivalit europian, kete vit eurovision in concert, mblodhi si asnje vit me pare 24 shtete e kengetare, qe performuan ne spektalin pararendes te neteve gjysmefinale e finales se madhe. Edhe pse per kengen Suus eshte folur shume, per klipin e zerin e stilin e vecante te kenges, Amsterdami e mbi te gjitha gazetaret ndërkombëtare dhe fansat e shumte jane mahnitur nga interpretimi i Rones, pasioni i saj por mbi te gjitha komunikimi prej nje artisteje te vertete me kedo, gazetaret e shumte e fansat e kenges sone.

Ne faqet e Eurovisionit eshte komentuar ne mënyrë te jashtëzakonshme e gjitha çfarë Rona Nishliu ndau ne Amsterdam, ne koncertin ku edhe Televizioni Planet pati mundësinë te prekë emocionet e “Suus”. Ky koncert, vjen si nje mundesi e madhe qe u jepet garuesve te festivalit europian per te promovuar kenget e tyre, vetem pak kohe para netëve te medha te 22.24 dhe 26 majit. Rona Nishliu do te kendoj e pesta ne rradhe ne naten e pare gjysmefinale, nderkohe qe deri me tani ajo ka promovuar kengen e saj ne Mal te Zi, Rumani, si dhe Amsterdam koncertin ku edhe Planet Televizion ishte i pranishëm, nderkohe qe pritet te udhëtojë edhe ne disa vende te tjera. e.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit