
Të dhënat po ngarkohen...

Anija zbarkuese USS Gunston Hall mbërrin në Durrës, Shqipëri, më datë 24 prill për një vizitë portuale të zakonshme. Kjo vizitë shërben për të vazhduar përpjekjet e Flotës së 6-të të SHBA për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane dhe për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e flotave ushtarake.
Gjatë qëndrimit të saj në port, oficerët dhe ekuipazhi do të takohen me zyrtarë lokalë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore.
Gunston Hall po kryen këtë vizitë portuale si pjesë e itinerarit të saj për t’u dislokuar në një zonë përgjegjësie të Flotës së 6-të të SHBA. e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
