

Tashmë është në dispozicion një test i ri i gjakut, i cili paralajmëron nënat në rrezik për lindje të parakohshme.
Nga Arlinda Koçi/NOA.al Shkencëtarët kanë zbuluar se 80 për qind e lindjeve të parakohshme, bëhen të ditura pas një provë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.
Aktualisht gratë e vlerësojnë veten të jenë në rrezik të lartë, në qoftë se zbulojnë se kanë të bëjnë me një lindje të parakohshme ose nëse kanë komplikime gjatë shtatzënisë.
Në Britaninë e Madhe siç raporton noa.al, rreth 50.000 fëmijë në vit lindin në më pak se 37 javë, shifër kjo e cila përfaqëson rreth 8 për qind të të gjitha lindjeve.
Tani studiuesit amerikanë kanë zbuluar se gjenden mjaft kompozime komplekse në gjakun e tetë nga dhjetë gra, të cilat rezultojnë të kenë një lindje të parakohshme.
Studiuesit testuan mostrat e gjakut në 160 gratë shtatzëna, mes 24 dhe 28 javësh, gjysma e të cilave rezultuan në lindje të parakohshme.
Testi i gjakut është patentuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë në shitje vitin e ardhshëm.
Studiuesi kryesor dhe mjeku obstetër, Dr Sean Esplin u shpreh: “Me zbulimin më të ri, ne mund të krijojmë një ndikim shumë të madh në numrin e foshnjave që mbijetojnë dhe të sigurohemi se ato janë të shëndetshme. Me vetëm një ndërhyrje ne mund të kemi një ndikim vërtet të madh.”
Zbulimi i fundit, i quajtur “Non-invasive Prenatal Diagnosis” mund të shpëtojë jetën e 250 foshnjave të pa lindura në vit.
Testi i ri kërkon vetëm një mostër gjaku nga krahu i nënës dhe analizat e fragmenteve të ADN-së që gjenden në gjakun e saj.
Studimi është publikuar në American Journal of Obstetrics and Gynaecology. a.k/e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





