Transmetuar më 22-04-2012, 00:58

NOA.al/Lorena Xhezairi – Ka një pyetje gati historike në lidhje me tradhtinë; a mundet burri të fal kur tradhtohet nga partnerja? Universiteti i Teksasit ka bërë një studim për këtë çështje dhe në bazë të sondazheve ka arritur në përfundimin se meshkujt edhe mund të falin, por vetëm nëse partnerja ka tradhtuar me një grua tjetër.

Sipas studiuesve, në këtë rezultat duket se ndikon më shumë fantazia mashkullore, e cila imagjinon dy gra së bashku, citon noa.al pjesë nga përfundimet e studimit. Sipas meshkujve, të tradhtohesh nga gruaja me një grua tjetër nuk vë në dyshim maskilitetin e burrit dhe aftësinë e tij për të kënaqur një grua.

Sipas studimit, mundësitë për ta falur gruan nëse tradhtonte me një grua tjetër ishin 50 për qind te meshkujt. Ndërsa në rast kur tradhtia ishte me një burrë, vetëm 25 për qind e meshkujve të pyetur thanë se edhe mund ta falnin, por duke marrë parasysh rrethanat.

Por të dhënat kur të njëjtat pyetje u janë bërë grave kanë qenë edhe më befasuese. Vetëm 21 për qind e grave pranonin se do ta falnin bashkëshortin nëse tradhtonte me një burrë tjetër. Gratë e kanë më të rëndë të falin një tradhti homoseksuale me burrin. l.xh/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit