

NOA.al/Lorena Xhezairi – Kohë të vështira po vijnë për ata që pijnë cigare. Sindikata e Nju Jorkut dhe kreu i bashkisë, Michael Bloomberg, janë duke planifikuar një ligj i cili do të ndaloj pothuajse krejtësisht pirjen e duhanit në vendet publike. Kryetari do t’u kërkojë banuesve të apartamenteve të zbatojnë ligjet duke përcaktuar rregulla dhe gjobat përkatëse për çdo shkelje.
Me pak fjalë, në çdo zonë rezidenciale do të duhet të përcaktojë vendin se ku mund të ndizni një cigare. Ky rregull do të jetë edhe për shtëpitë private, raporton noa.al. Çdokush që do të kapet me cigare në duart e tij, duhet të paguajë një gjobë prej 100 dollarësh. Situata në Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më shumë dramatike për ata që duan cigaren. Në Kaliforni ka nisur ndalimi i duhanit në banesat private dhe së shpejti mund të jetë "infektuar" i gjitha qytet ose gjithë shteti nga rregullatorët e duhanit.
Në gjashtëdhjetë qytetet më të populluara amerikane kanë mundur të ndalojnë pirjen e duhanit në bare dhe restorante. Tani për tani "rezistojnë" vetëm 17 qytete të mëdha, duke përfshirë Indianapolis, Atlanta, Las Vegas, Miami, Filadelfia dhe Pitsburg. Dhe në prill të këtij viti në 27 vende hyri në fuqi të rrepta ligji i anti-duhanit që ndalonte në të gjitha vendet publike, duke përfshirë bare dhe restorante, por edhe në universitete. Këtu përfshihen vende të mëdha si Arizona, California, Colorado, Haiti, Ioua, Minesota, Uashingtoni dhe shteti i Nju Jorkut. Megjithatë, të gjitha shtetet lejojnë disa vende konsumimin e saj. Në shumicën e rasteve mund të lejohet duhani në hotele dhe motel, klabe, kazino dhe disa vende pune mjaftë të vogla. Por edhe në këto vende në zona të caktuara. l.xh/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





