

“Ku e kam lënë stilolapsin, tani e kisha në dorë …”.
Kjo u ndodh të gjithëve pak a shumë, të flasin me vete ndërsa kërkojnë një send të caktuar, të cilin mund ta kenë edhe para syve, por që hutohen dhe belbëzojnë ndërsa janë duke e kërkuar.
Kjo lidhet me një ndjenjë nervoziteti në fakt dhe shqetësimi tonin, kur nuk mund ta gjejmë diçka që po e kërkojmë. Sipas një studimi të fundit, të publikuar në revistën "Quarterly Journal of Experimental Psychology", një mënyrë e tillë e të folurit me vete, në fakt, e ndihmon trurin për të kryer më mirë proceset e tij dhe për t’i gjetur gjërat më shpejt dhe me lehtë.
Hartuar nga psikologët Gary Lupyan i universitetit të Visconsinit dhe Daniel Svingley i universitetit të Pensilvanisë, ai tregon se monologu në fakt, i hep shumë përfitime mendjes sonë dhe aftësi njohëse ndërsa është në ndjekje të objekteve të ndryshme.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





