

Santa Maria di Leuca, 22 prill 2012, NOA- 550 kilogramë marijuanë e një cilësie të pastër e ndarë në 21 çanta u sekuestrua nga policia italiane në plazhin e “Ciolo”.
Ka qenë një telefonatë anonime ajo që sinjalizoi autoritetet për lëvizjet në këtë territor ku policia gjeti pranë disa shkëmbinjve afër bregut disa çanta të mëdha që edhe më parë dyshohet të jenë përdorur për të përdorur materiale të paligjshme.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në çdo çantë ndodhej rreth 30 kilogramë marijuanë e paketuar në mënyrë perfekte për të përballuar çdo lloj transporti.
Në total u gjetën 12 çanta me rreth 350 kilogramë marijuanë në zonën e Santa Maria di Leuca , në një gomone 7 metra të gjatë, ndërsa 9 çanta të tjera të gjetura pak më tutje mbanin rreth 200 kilogramë marijuanë e cila dyshohet me origjinë shqiptare, por e braktisur nga trafikantët pas ndërhyrjes së policisë.
Sasia e drogës u bllokua nga Guardia di Finanza e kanalit të Otrantos dhe si rrjedhojë e këtij operacioni vijojnë hetimet për kapjen e përgjegjësve të trafikut.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





