

Tiranë, 22 prill 2012, NOA – Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka komentuar sot nisjen e garës presidenciale. Në një prononcim dhënë për mediat pas aktivitetit për Ditën e Tokës, Arvizu ka folur për kandidaturën e Nanos, duke e cilësuar si një politikan me shumë kualifikime.
Megjithatë, Arvizu ka theksuar se është ende herët për të folur për këtë proces, pasi ka shumë qytetarë të tjerë që mund t’i shërbejnë vendit.
“Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
Ai ka vlerësuar qëndrimin e Nanos për t’i kontribuar për vendin.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





