Transmetuar më 21-04-2012, 23:56

NOA.al/ Lorena Xhezairi  – Lajmi se në Angli do të nisë fushata për të bindur homoseksualët që të kthehen në rrugën normale, shkaktoi jo pak polemika. Por pa mbaruar ende debati, një tjetër lajm, këtë herë nga Amerika, ka ndezur jo pak debate. Pronari i një restoranti në SHBA, detyronte punonjësen e tij që të lutej për të shpëtuar nga “mëkati” i homoseksualitetit duke e “kërcënuar” se dënim i përjetshëm në tmerrin e ferrit e pret, sigurisht duke iu referuar fesë.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Nju Jork, raporton noa.al. Por historia nuk ka marrë fund me kaq. Pronari i lokalit është dënuar me 1.6 milionë dollarë gjobë, për dëmet që i ka shkaktuar punonjëses së tij.

Mirela Salemi, ka punuar si kryekuzhiniere në restorantin e famshëm meksikan Mary Ann në Tribeca, në Manhatan, por në një moment u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të bezdisjes së vazhdueshme nga punëdhënësi i saj.

Pronari, e detyronte vajzën të lutej gjatë orarit të punës, me shpresë se Perëndia do të shpëtojë atyre hirin e homoseksualizmit. Por çmenduria e pronarit të restorantit nuk ndalet këtu: ai i kërkoi që vajza e re të përfshihej në besimin e tij fetar, me kërcënimin e vazhdueshëm të dënimit të përjetshëm. Ky lajm ka tronditur mbarë shtypin duke qenë se ka ndodhur në një lagje shumë të njohur të Nju Jokut, ku dallimet raciale dhe paragjykimet homoseksuale pothuajse nuk ekzistojnë. l.r/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit