Transmetuar më 21-04-2012, 18:44

Elbasan, 21 prill 2012, NOA – Hyri në shtëpinë e kushëririt, mëngjesin e sotëm dhe i vodhi paratë, por ka rënë në prangat e policisë, 19-vjeçari nga Elbasani, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

I arrestuari quhet Jani Xibraku.

19-vjeçari Jani Xibraku, banon në fshatin Mollas të Elbasanit.

Ai mësohet se mëngjesin e të shtunës ka hyrë në shtëpinë e kushëririt M. Xibraku, që jeton në Mollas dhe i ka grabitur 600 euro.

Kushëriri i tij e kallëzoi në policinë e qytetit për vjedhjen.

Policia e Elbasanit informoi se i arrestuari u kap në vijim të operacionit të koduar “Weekend 2”, falë të cilit ranë në pranga gjashtë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit